23 Tetor

‘Shkolla Teknike Ekonomike’

Më të fundit

Takimit Informues mbi Projektin ‘Shoku im Polic’ 23 Tetor 2019

Në takimin informues të mbajtur më datë 23 Tetor në mjediset e shkollës “Teknike Ekonomike” njësia administrative nr 2  ishin prezentë 26  pjesëmarrës, ndër të cilët  ishin  5  prindër, 7  mësues, dhe 14 nxënës. Përfaqësues të ekipit implementues të projektit në këtë takim ishin Entela Bodinaku, Jona Siliqi (nga Fondacioni Ivanaj). Ekspertët e këtij takimin ishin z.Xhemal Kuka, ekspert për emergjencat lidhur me zjarrin si dhe Z. Admir Duraj, ekspert ligjor.

Ekipi i projektit dha një informacion të përgjithshëm lidhur me objektivat dhe qëllimin e projektit, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve midis anëtarëve të komunitetit dhe institucioneve si shkolla, policia në promovimin e sigurisë apo reduktimin e sjelljeve delikuente tek të miturit.

Z.Xhemal Kuka, eksperti për emergjencat lidhur me zjarrin, u shpjegoi pjesëmarrësve konceptin e sigurisë, elementët e saj dhe këshilla të vlefshme për të menaxhuar situatën në rast zjarri apo emergjence të ngjashme. Ai e ilustroi temën me shembuj, duke e bërë më reale situatën si edhe përmes një fikseje zjarri ai u ndal tek përbërësit dhe mënyra adekuate e përdorimit të saj. Eksperti e mbylli fjalën e tij duke ndarë disa këshilla për menaxhimin e rastit në shkolla, shtëpi dhe makinë.

Z.Admir Duraj, trajtoi sigurinë tek të miturit, por në kontekstin e mbrojtjes nga dhuna dhe respektimit të të drejtave të tyre. Ajo shpjegoi në mënyrë të qartë shkaqet e dhunës, në mënyrë që të propozoheshin mënyra efektive për t’i eleminuar ato. Ekspertja u ndal edhe në kuadrin ligjor duke, përmendur disa ligje të rëndësishme për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijës. Po kështu edhe Programi i

Ndërhyrjes për Sjelljen Pozitive (NSP),  u trajtua në mënyrë skematike dhe me raste nga ekspertja, duke dhënë hallkat e parandalimit të sjelljeve jo korrekte të nxënësve apo të miturve.

Pjesëmarrësit treguan interes, kryesisht për sigurinë në rast emergjencash, duke pyetur ekspertët për elementët dhe funksionimin e pajisjeve në rast emergjencash.

 Ekipi i projektit ndau me pjesëmarrësit detaje të etapave të tjera të projektit, si publikimi i buletinit informativ dhe krijimi i një platforme interaktive duke krijuar mundësinë në të ardhmen për të vijuar bashkepunimin me shkollat në mënyrë që të ndërtohet një praktikë e mirë e monitorimit të të drejtave të fëmijëve dhe forcimit të sigurisë në shkollë.

Gjithashtu mund të lexoni..

Shkolla 9-vjeҫare ‘Siri Kodra’

Shkolla 9-vjeҫare ‘Naim Frashëri’

Shkolla 9-vjeҫare ‘1 Maji’