19 Nëntor

Shkolla 9-vjeҫare ‘Gjon Buzuku’

Më të fundit

Takimit Informues mbi Projektin ‘Shoku im Polic’ 19 Nëntor 2019                                                  

Në takimin informues të mbajtur më datë 19 Nëntor në mjediset e shkollës 9-vjeҫare ‘Gjon Buzuku’, njësia administrative nr 4, ishin prezentë 24 pjesëmarrës, ndër të cilët  ishin 11 prindër, 13 mësues. Përfaqësues të ekipit implementues të projektit ishin Entela Bodinaku, Jona Siliqi dhe Endri Ndini. Ekspertët e këtij takimin ishin z.Xhemal Kuka dhe Znj. Zemaida Kastrati.

Si fillim, në fjalën hyrëse Jona Siliqi prezantoi partnerët e këtij projekti Fondacionin M&M Ivanaj dhe Bashkinë Tiranë si dhe dha një informacion të përgjithshëm lidhur me objektivat dhe qëllimin e projektit, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve midis anëtarëve të komunitetit dhe institucioneve si shkolla dhe prindërit në promovimin e sigurisë apo reduktimin e sjelljeve të dhunshme tek të miturit.

Z. Xhemal Kuka, eksperti për emergjencat lidhur me zjarrin, u shpjegoi pjesëmarrësve konceptin e sigurisë, elementët e saj dhe këshilla të vlefshme për të menaxhuar situatën në rast zjarri apo emergjence të ngjashme. Ai e ilustroi temën me shembuj, duke e bërë më reale situatën si dhe u ndal tek mjetet e shuarjes së zjarrit dhe konkretisht pompa e zjarrit duke shpjeguar përbërësit dhe mënyrën e saktë të përdorimit të saj. Eksperti e mbylli fjalën e tij duke ndarë disa këshilla për menaxhimin e rasteve në shkolla, shtëpi dhe makinë.

Znj. Zemaida Kastrati, trajtoi sigurinë tek të miturit, në kontekstin e mbrojtjes nga dhuna dhe njohjen e monitorimin e të drejtave të tyre. Ajo shpjegoi në mënyrë të qartë shkaqet e dhunës, në mënyrë që të propozoheshin mënyra efektive për t’i eleminuar ato. Ekspertja u ndal edhe në kuadrin ligjor duke, përmendur disa ligje të rëndësishme për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve. Po kështu edhe Programi i

Ndërhyrjes për Sjelljen Pozitive (NSP),  u trajtua në mënyrë skematike dhe me raste nga ekspertja, duke dhënë hallkat e parandalimit të sjelljeve jo korrekte të nxënësve.

Pjesëmarrësit treguan interes, kryesisht për sigurinë në rast emergjencash, duke pyetur ekspertët për elementët dhe funksionimin e pajisjeve në rast emergjencash. Disa prindër ngritën problemin e mungesës së shkallëve të emergjencës në shkollë si dhe faktin që sistemi i parandalimit të zjarrit është i pjesshëm.

Ekipi i projektit ndau me pjesëmarrësit detaje të etapave të tjera të projektit, si publikimi i buletinit informativ dhe krijimi i një platforme interaktive duke krijuar mundësinë në të ardhmen për të vijuar bashkepunimin me shkollat në mënyrë që të ndërtohet një praktikë e mirë e monitorimit të të drejtave të fëmijëve dhe forcimit të sigurisë në shkollë.

Gjithashtu mund të lexoni..

Shkolla 9-vjeҫare ‘Siri Kodra’

Shkolla 9-vjeҫare ‘Naim Frashëri’

Shkolla 9-vjeҫare ‘1 Maji’