13 Nëntor

Shkolla 9-vjeҫare ‘Ahmet Gashi’

Më të fundit

Takimit Informues mbi Projektin ‘Shoku im Polic’ – 13 Nëntor 2019

Në takimin informues të mbajtur më datë 13 Nëntor në mjediset e shkollës 9-vjeҫare ‘Ahmet Gashi’, njësia administrative nr 11 , ishin prezentë 21 pjesëmarrës, ndër të cilët  ishin 7 prindër, 3 mësues dhe 11 nxënës. Përfaqësues të ekipit implementues të projektit ishin Entela Bodinaku, Jona Siliqi dhe Endri Ndini. Ekspertët e këtij takimin ishin z.Xhemal Kuka dhe Znj. Zemaida Kastrati.

Si fillim, në fjalën hyrëse Jona Siliqi prezantoi partnerët e këtij projekti Fondacionin M&M Ivanaj dhe Bashkinë Tiranë si dhe dha një informacion të përgjithshëm lidhur me objektivat dhe qëllimin e projektit, duke theksuar rëndësinë e partneriteteve midis anëtarëve të komunitetit dhe institucioneve si shkolla dhe prindërit në promovimin e sigurisë apo reduktimin e sjelljeve të dhunshme tek të miturit.

Z. Xhemal Kuka, eksperti për emergjencat lidhur me zjarrin, u shpjegoi pjesëmarrësve konceptin e sigurisë, elementët e saj dhe këshilla të vlefshme për të menaxhuar situatën në rast zjarri apo emergjence të ngjashme. Ai e ilustroi temën me shembuj, duke e bërë më reale situatën si dhe u ndal tek mjetet e shuarjes së zjarrit dhe konkretisht pompa e zjarrit duke shpjeguar përbërësit dhe mënyrën e saktë të përdorimit të saj. Eksperti e mbylli fjalën e tij duke ndarë disa këshilla për menaxhimin e rasteve në shkolla, shtëpi dhe makinë.

Znj. Zemaida Kastrati, trajtoi sigurinë tek të miturit, në kontekstin e mbrojtjes nga dhuna dhe njohjen e monitorimin e të drejtave të tyre. Ajo shpjegoi në mënyrë të qartë shkaqet e dhunës, në mënyrë që të propozoheshin mënyra efektive për t’i eleminuar ato. Ekspertja u ndal edhe në kuadrin ligjor duke, përmendur disa ligje të rëndësishme për mbrojtjen dhe të drejtat e fëmijëve. Po kështu edhe Programi i

Ndërhyrjes për Sjelljen Pozitive (NSP),  u trajtua në mënyrë skematike dhe me raste nga ekspertja, duke dhënë hallkat e parandalimit të sjelljeve jo korrekte të nxënësve.

Pjesëmarrësit treguan interes, kryesisht për sigurinë në rast emergjencash, duke pyetur ekspertët për elementët dhe funksionimin e pajisjeve në rast emergjencash. Disa prindër ngritën problemin e mungesës së shkallëve të emergjencës në shkollë si dhe faktin që sistemi i parandalimit të zjarrit është i pjesshëm.

Ekipi i projektit ndau me pjesëmarrësit detaje të etapave të tjera të projektit, si publikimi i buletinit informativ dhe krijimi i një platforme interaktive duke krijuar mundësinë në të ardhmen për të vijuar bashkepunimin me shkollat në mënyrë që të ndërtohet një praktikë e mirë e monitorimit të të drejtave të fëmijëve dhe forcimit të sigurisë në shkollë.

Gjithashtu mund të lexoni..

Shkolla 9-vjeҫare ‘Siri Kodra’

Shkolla 9-vjeҫare ‘Naim Frashëri’

Shkolla 9-vjeҫare ‘1 Maji’