Së bashku ...
edukojmë rininë,
përmirësojmë komunitetin!
Aktivitete në
11 shkolla
Ndikimi në
300 PERSONA
Rreth platformës
Kjo platformë komunikimi është ideuar nga Fondacioni Ivanaj në Tiranë me mbështetjen e Bashkisë Tiranë. Ajo do të shërbejë si një hapësirë për ndarjen e përvojave, metodave dhe informacioneve mbi respektimin e të drejtave dhe përgjegjësive civile, individuale dhe institucionale, edukimin qytetar mbi rolin e shkollës, familjes, komunitetit, qeverisjes vendore dhe strukturave të tjera shtetërore.
Platforma ka si synim:
- Forcimin e rolit të grupeve komunitare me qëllim parandalimin e krimeve dhe sjelljes së dhunshme;
- Edukimin e prindërve, mësuesve dhe të miturve në lidhje me rregullat dhe normat mbi sigurinë në rrugë dhe në ambientet e shkollës;
- Ndërgjegjësimin e publikut dhe prindërve në veçanti mbi rolin dhe rëndësinë e komunikimit të vazhdueshëm për parandalimin e sjelljes së dhunshme të të miturve, shmangien e incidenteve rrugore, sjelljen në raste emergjencash si zjarri, përmbytjet apo tërmeti;
Platforma vjen si një domosdoshmëri e kohës jo vetëm duke konsideruar objektivat strategjikë për shërbime sociale cilësore, por edhe nevojat dhe problematikat e shpeshta të identifikuara nga vetë banorët dhe të raportuara nga media apo agjenci të ndryshme, si dhe adresimin e sjelljes së anëtarëve të komunitetit në rastet e emergjencave civile.
Platforma është një iniciativë e Fondacionit Ivanaj në Tiranë me qëllim nxitjen e ndërgjegjësimit për edukim joformal mbi sigurinë, të drejtat e të miturve/të rinjve, forcimit të bashkëpunimit me struktura ndihmëse shtetërore të emergjencave civile për të përballuar me sukses çdo problematikë që lidhet me rendin publik, sigurinë dhe respektimin e të drejtave të çdo individi që jeton në atë komunitet.
Platforma është bazuar në parime që nxisin bashkëpunimin ndërmjet shkollës, komunitetit, fëmijëve, prindërve, mësuesve dhe institucioneve në nivel vendor për të ndërtuar një komunikim të qëndrueshëm, zgjidhje me profesionalizëm të lartë, të përshtatura me nevojat në komunitet.
Veç pjesëmarrjes, metoda e zbatuar në këtë platformë synon dhe përmirësimin e sjelljes së komunitetit. Supozimi ynë themelor është të mësojmë duke vepruar apo kryer hapa që prodhojnë rezultat.
Shkarkoni dokumentin në PDF
Shkarkoni dokumentin në PDF